Lidhje

Shtetet e Bashkuara shënojnë 10 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit


Shtetet e Bashkuara shënojnë 10 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit

Shtetet e Bashkuara shënojnë 10 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit

Shtetet e Bashkuara po shënojnë 10 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit ku vranë pothuajse 3,000 persona dhe futi vendin në një dekadë të luftës.

Presidenti Barack Obama dhe paraardhësi i tij George W. Bush të dielën në mëngjes vizituan memorialin e përfunduar kohët e fundit në vendin e Qendrës Botërore të Tregtisë në qyetetin e Nju Jorkut.

Familjet e viktimave më vonë do të lejohen për herë të parë të shohin pishinën reflektuese që është ndërtuar aty ku dikur ngriheshin kullat binjake.
Presidenti Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama, së bashku me ish presidentin Bush dhe bashkëshorten e tij Laura Bush, përshëndetën zyrtarët e tanishëm dhe ish-zyrtarët rajonal.

Në orën 8 e 46 minuta sipas orës lokale në qytetin e Nju Jorkut u mbajt një minutë heshtje për të respektuar kohën kur avioni i parë goditi Kullën e Veriut. Një tjetër moment heshtje u mbajt në orën 9 e 3 minuta për të shënuar momentin kur aeroplani i dytë goditi Kullën e Jugut. Të pranishmit në ceremoni gjithashtu do të mbajnë një minutë heshjte për të shënuar kohën kur kullat binjake u rrëzuan.

Presidenti Obama lexoi Psalmin 46.

“Ne nuk do të kemi frikë edhe sikur toka të luajë dhe malet të hidhen në mes të detit”.

Zoti Bush lexoi një letër nga një tjetër president amerikan, Abraham Linkoln dërguar një gruaje e cila humbi pesë djem në Luftën Civile Amerikane.

I lutem zotit të lehtësojë dhimbjen dhe të lerë tek ju vetëm kujtimet e çmuara të të dashurve, dhe krenarinë solemne që iu takon me këtë sakrificë kaq të kushtueshme për altarin e lirisë.

Në ceremoni, familjet e viktimave dhe të dashurit e tyre lexuan emrat e qindra njerëzve të vrarë aty një dekadë më parë.

Në Pentagon u mbajt një ceremoni për viktimat e sulmit ndaj shtabit të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes.

Shefi i shtatmashorisë amerikane Admirali Mike Mullen nderoi viktimat dhe familjet e tyre.

“Në këtë vend janë shuar jetë njerëzish, janë shuar ëndërrat dhe e ardhmja ka ndryshuar. Shpresat janë shkatërruar në mënyrë tragjike. Të gjithë kemi ardhur këtu për të kujtuar ato shpresa, për të vajtuar dhe për t’i nderuar ata. Por nderi më i madh që n mund të bëjmë është në zemrat tona dhe në veprimet tona e jo në tubime”.

Më vonë edhe në Shanksville, të Pensilvanisë u mbajt një ceremoni përkujtimore në kujtim të rrëzimit të një aeroplanit të rrëmbyer nga terroristët.
Të dielën në mbrëmje, presidenti Obama dhe zonja Obama do të marrin pjesë në “Koncertin e Shpresës” në Qendrën e Kennedy në Uashington.

XS
SM
MD
LG