Lidhje

Shtetet e Bashkuara shënojnë 235 vjetorin e pavarësisë

  • Zëri Amerikës

Shtetet e Bashkuara shënojnë 235 vjetorin e pavarësisë

Shtetet e Bashkuara shënojnë 235 vjetorin e pavarësisë

Amerika festoi Ditën e Pavarësisë të hënën, kur 235 vjet më parë Baballarët e Kombit deklaruan pavarësinë nga Britania.

Në ditën e njohur si 4 korriku, amerikanët festuan me parada, fishekzjarrë, piknike, lojra dhe koncerte. Mbarë Amerika veshi ngjyrat e saj të bukura të kuqe, të bardhë dhe blu që janë ngjyrat e flamurit amerikan.

Fishekzjarret ndezen qiejt mbrëmë mbi qytete të vogla dhe të mëdha përfshi New York dhe Philadephia, ku u nënshkrua Deklerata e Pavarësisë. Në kryeqytetin e vendit, Washington, mijëra njerëz u mblodhën në parkun kombëtar për shfaqjen me fishekzjarre dhe një koncert me artisë të njohur.

100 shtetas të rinj amerikan bënë betimin në Mount Vernon në Virxhia jo larg Washingtonit ku ka jetuar ish presidenti i parë amerikan George Washington. Ndërkohë presidenti Barak Obama shtroi një darkë për pjestarët e ushtrisë dhe familjet e tyre në Shtepinë e Bardhë të shoqëruar më pas nga një koncert.

XS
SM
MD
LG