Lidhje

SHBA përshëndet popullin e Kosovës për zgjedhjet e para të përgjithshme pas pavarësisë


SHBA përshëndet popullin e Kosovës për zgjedhjet e para të përgjithshme pas pavarësisë

SHBA përshëndet popullin e Kosovës për zgjedhjet e para të përgjithshme pas pavarësisë

Shtetet e Bashkura përshëndetin popullin e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të para të përgjithshme pas pavarësisë, arritje e rëndësishme në zhvillimet e një demokracie shumë etnike. Partia Demokratike e Kosovës e Kryeministrit Hashim Thaçi fitoi më shumë se 33 përqind të votave, pas një fushate ku morrën pjesë 29 parti, sipas rezultateve paraprake të shpalluara nga Komisioni i Zgjedhjeve të Kosovës. Partia kryesore e opozitës, Lidhja Demokratike e Kosovës, mori më shumë se 23 përqind, ndërsa Lëvizja Vetvendosje doli në vend të tretë me vetëm 12 përqind të votave. Kryeministri Hashim Thaçi ka tani rreth 90 ditë për të formuar qeverinë e re.

Vëzhguesit e pavarur ishin të pranishëm në qendrat e votimit në gjithë Kosovën dhe thanë se procesi i votimit ishte kryesisht “efektiv dhe eficient”, megjithë disa parregullsi gjatë numërimit të votave në disa qendra votimi. Ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofor Dell, monitoroi 17 qendra votimi, përfshirë edhe një në Skënderaj, ku vuri re se kutitë e votimit ishin mbushur tej masës krahasuar me firmat në regjistër. Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje komisionit të zgjedhjeve të marë në shqyrtim ato pak parregullsi që kanë ndodhur. Shtetet e Bashkuara konstatuan me keqardhje atmosferën e kërcënimeve, presionit dhe dhunës nga burimet serbe për javë me radhë ndaj serbëve në veri të Kosovës që i pengoi shumë prej tyre për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike.

Kosova ka përparuar mjaft që kur trupat e NATO-s ndërhynë në rajon në vitin 1999 për të ndalur fushatën brutale të spastrimit etnik të popullatës shqiptare nga trupat serbe. Pas luftës, Kosova u vendos nën administrimin e Kombeve të Bashkuara. Në vitin 2008 Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia. 72 vende, pëfshirë Shtetet e Bashkuara dhe pjesën më e madhe të aleatëve të NATO-s e kanë njohur pavarësinë e Kosovë. Serbia dhe Rusia janë përjashtimet më të dukshme.

Zgjedhjet e Kosovës ishin shprehje e demokracisë dhe Shtetet e Bashkuara janë të frymëzuara që kaq shumë kosovarë në gjithë vendin demonstruan angazhimin e tyre për të votuar. E ardhmja e Kosovës është në Evropë dhe këto zgjedhje do ta ndihmojnë vendin dhe popullin e tij, si dhe gjithë rajonin në rrugën drejt një stabiliteti dhe begatie afatgjatë.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG