Lidhje

Shteti holandez, përgjegjës për vdekjen e tre boshnjakëve në masakrën e Srebrenicës


Shteti holandez, përgjegjës për vdekjen e tre boshnjakëve në masakrën e Srebrenicës
Shteti holandez, përgjegjës për vdekjen e tre boshnjakëve në masakrën e Srebrenicës

Për nëntë vjet, përkthyesi i OKB-së Hasan Nuhanovic, i cili humbi vëllanë dhe babanë, dhe anëtarët e familjes së elektricistit Rizo Mustafic janë përpjekur që qeveria holandeze të marrë përgjegjësinë për vdekjen e të afërmve të tyre. Tre burrat u nxorën me forcë nga kompleksi i OKB-së nga ushtarët holandezë dhe u morën nga trupat serbo-boshnjake nën komandën e Ratko Mladicit. Të tre ata i vranë.

Kur Hasan Nuhanovic dëgjoi më në fund vendimin, gjithshka që mund të thoshte ishte se ndjehej i lehtësuar.

"E përgatita veten për një përgjigje negative."

Vendimi i apelit rrëzoi një vendim të mëparshëm, që i dilte në mbrojtje shtetit hollandez. Vendimi argumentonte se për arsyen se trupat ishin duke shërbyer nën komandën e OKB-së, Holanda nuk mund të mbahej përgjegjëse për krimet.

Por gjykatësit e apelit vendosën se pas rënies së Srebrenicës, u krijua një situatë e jashtëzakonshme dhe se ushtria holandeze dhe udhëheqësit politikë ishin nën “kontroll të efekshëm” të trupave të tyre. Ata thanë se ushtarët e tyre nuk duhet t’i kishin dëbuar tre burrat boshnjakë nga baza e tyre. Gjykatësi i çështjes, Liesbe-eth Zegveld, e quajti vendimin “historik."

"Eshtë hera e parë besoj, që një shtet mbahet përgjegjës që bëri gabime gjatë një operacioni paqeruajtës. Gjykata vendosi se ekziston përgjegjësia e shtetit, megjithëse ky ishte një mision paqeruajtës, që komandohej dhe kontrollohej nga Kombet e Bashkuara. Shteti ka paralajmëruar gjithmonë, gati edhe ka kërcënuar gjatë kësaj procedure, se nuk do të kontribuojë me trupa të reja. Dhe kjo do të reflektohet nga shumë shtete të tjera. Do të presim të shohim çdo të ndodhë.”

Zyrtarët e qeverisë holandeze thanë se kanë nevojë të lexojnë vendimin para se të vendosin në se do ta apelojnë.

Qeveria është urdhëruar gjithashtu të paguajë kompensime për familjet e tre burrave të vrarë, megjithëse nuk është dhënë ende ndonjë shifër.

Por në rastin më pak ekstrem, vendimi hap rrugën për rastet e kompensimit nga qeveria holandeze të të mbijetuarëve të tjerë të masakrës së Srebrenicës, veçanërisht për shumë burra myslimanë që kërkuan mbrojtje në bazën holandeze të OKB-së në Srebrenicë. Por zoti Zegveld thotë se kjo çështje nuk kishte si synim dhënien e parave, por deklarimin e fakteve dhe të përgjegjësive.

XS
SM
MD
LG