Lidhje

Kongresi amerikan mbi strategjinë kundër ISIS


Kongresi amerikan pritet të japë miratimin përfundimtar për një plan për armatosjen dhe stërvitjen e kryengritësve sirianë që po përpiqen të përmbysin presidentin Bashar al-Assad dhe të luftojnë ekstremistët e Shtetit Islamik.

Dhoma e Përfaqësuesve e mbizotëruar nga republikanët e miratoi legjislacionin dje. Senati, ku shumica i takon Partisë Demokrate të Presidentit Barack Obama, pritet ta miratojë sot lehtësisht këtë masë.

Miratimi vjen megjithë shqetësimet e shprehura nga disa demokratë se Shtetet e Bashkuara po përfshihen në një tjetër luftë në Lindjen e Mesme dhe nga disa republikanë që thonë se kjo përpjekje nuk është e mjaftueshme për të luftuar Grupin Islamik.

Presidenti Obama e vlerësoi votën e djeshme në Dhomën e Përfaqësuesve.

XS
SM
MD
LG