Lidhje

Shteti Islamik dhe metodat e tij të rekrutimit


Shërbimet e sigurisë po përpiqen të identifikojnë militantin e Shtetit Islamik i cili i preu kokën gazetarit amerikan James Foley në Siri.Vrasësi foli anglisht me një theks britanik në videon ku tregohej vrasja e gazetarit amerikan. Vlerësohet se disa qindra shtetas britanikë janë duke luftuar për Shtetin Islamik, së bashku me mijëra xhihadistë nga vende të tjera.Militantët e Shtetit Islamik në qershor publikuan një video në mediat sociale. Një nga militantët me theks britanik, i cili e identifikoi veten si shtetasi britanik me emrin Abu Dujana Al Hindi, u bën thirrje në video muslimanëve të tjerë që të shkojnë në Siri për të luftuar.


"Ky është një mesazh për vëllezërit të cilët nuk kanë ardhur. Ju duhet të pyesni veten se çfarë ju pengon të vini në vendin e nderit, Izza? Çfarë ju pengon të bashkoheni me muxhahedinët? "

Ekzekutimi i tmerrshëm i gazetarit amerikan James Foley duket se është kryer nga një militant britanik i Shtetit Islamik.

Luftëtarët e huaj janë një burim i vlefshëm për Shtetin Islamik, thotë ekspertja Hannah Stuart e organizatës britanike The Jackson Henry Society.

"Ata nuk mund të jenë luftëtarët më të mirë, por ata janë njerëzit e duhur në luftën e informacionit. Ata mund të shfrytëzohen për regjistrimin e videove për rekrutimin e myslimanëve në Evropën Perëndimore".

Nuk ishte rastësi që vrasësi i gazetarit James Foley kishte një theks britanik, thotë regjisori amerikan Bilal Abdul Karim, i cili ka dokumentuar rritjen numrit të luftëtarëve të huaj në Siri. Ai u intervistua përmes Skype-it.

"Ata janë shumë të prirur t’i vënë para kamerës britanikët, evropianët apo përëndimorët për të përhapur ideologjinë e tyre. Ata përdorin njerëzit me theks britanik për shkak të ndikimit të madh që mund të kenë".

Pas fillimit si një grup militant që luftonte në konfliktet lokale, Shteti Islamik tani po përpiqet të marrë njohje ndërkombëtare, thotë Afzal Ashraf, i cili punon në Insitutin Mbretëror të Shërbimeve në Britani.

"Ata duan të përhapin ideologjinë e tyre. Ata duan njohje dhe mbështetje nga mbarë bota, veçanërisht nga vendet perëndimore".

Në këtë video të publikuar në muajin shkurt thuhet se tregohet një luftëtar britanik duke kryer një sulm vetëvrasës në Aleppo. Britania ka qenë e ngadalshme në kundërshtimin e ideologjive ekstremiste, thotë Harris Rafiq i grupit kundër ekstremizmit, Fondacioni Quilliam.

"Londra gjatë disa dekadave të fundit ka lejuar mësimin e ideologjive islamike nga grupet si Vëllazëria Myslimane, në mëmyrë të hapur dhe pa e sfiduar".

Autoritetet në Britani dhe Shtetet e Bashkuara po përpiqen të identifikojnë vrasësin gazetarit James Foley. Përdorimi i internetit nga Shtetit Islamik ofron mundësi për shërbimet e sigurisë, thotë profesori Peter Neumann, i Qendrës Ndërkombëtare për Studimin e Radikalizmit në King’s College në Londër.

"Ata do të flasin me luftëtarët e tjerë të huaj në Twitter, në Facebook, në WhatsApp, në Skype, dhe, natyrisht, shërbimet e kundërzbulimit i monitorojnë këto biseda."

Autoritetet britanike po kërkojnë ndihmën e komuniteteve myslimane për të ndihmuar në identifikimin e vrasësit të gazetarit James Foley. Ata e pranojnë se nxjerrja e tij para drejtësisë do të jetë jashtëzakonisht e vështirë.

XS
SM
MD
LG