Lidhje

Shtohen faktet për krime lufte nga forcat e Gadafit pas rënies së Tripolit


Shtohen faktet për krime lufte nga forcat e Gadafit pas rënies së Tripolit
Shtohen faktet për krime lufte nga forcat e Gadafit pas rënies së Tripolit

Të mbijetuarit dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se forcat pro Gadafit ka mundësi të kenë kryer krime lufte ndërkohë që kryengritësit hynë në kryeqytet javën e kaluar, duke vrarë shumë të ndaluar dhe duke ekzekutuar arbitrarisht dhjetra civilë.

Human Rights Watch tha dje se hetuesit e saj kanë dokumente për më shumë se 110 trupa të gjetura në katër zona të Tripolit, shumë prej të cilëve duket se ishin ekzekutuar ose gjatë kohës kur ishin nën arrest, ose me duar të lidhura.

Në një magazinë metalike në një kompleks që deri javën e kaluar mbahej nga brigada elite Khamis u gjetën rreth 50 skelete të djegur. Një korrespondent i Zërit të Amerikës që shkoi atje tha se tetë trupa të tjerë ishin jashtë magazinës, një prej tyre me duar të lidhura mbrapa. Një i mbijetuar tha se kur forcat kryengritëse iu afruan kryeqytetit, ushtarët besnikë të Gadafit vranë të burgosurit dhe pastaj u përpoqën t’i digjnin trupat e tyre.

XS
SM
MD
LG