Lidhje

Shtohen mosmarrëveshjet në prag të takimit të G-20


Shtohen mosmarrëveshjet në prag të takimit të G-20
Shtohen mosmarrëveshjet në prag të takimit të G-20

Mosmarrëveshjet mbi çështjet monetare po shtohen në prag të takimit të G20-ës këtë javë në Korenë e Jugut.


Gjermania, Kina dhe vendet e tjera kanë kritikuar përpjekjet e fundit të Uashingtonit për të nxitur rritjen ekonomike duke hedhur në treg 600 milliard dollarë.


Kritikët thonë se në vend që nxisë rritjen ekonomike, paratë kanë të ngjarë të përfundojnë drejt vendeve në zhvillim që po gëzojnë një rritje të shpejtë ekonomike, që do të çojë në rritjen e vlerës së monedhës dhe dëmtimin e eksporteve.
Veprimi amerikan ka bërë që dollari të bjerë në vlerë në krahasim me disa monedha të tjera, çka mund t’i japë eksporteve amerikane avantazh në çmim.


Uashingtoni e ka akuzuar Pekinin prej kohësh se po mban vlerën e monedhës të ulët për të favorizuar prodhimet kineze në tregjet globale.
Ekonomia amerikane është më e madhja në botë, dhe presidenti Barak Obama tha sot se rritja ekonomike në Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojë ekonominë globale.

XS
SM
MD
LG