Lidhje

Merkel e Sarkozi kërkojnë qeveri të përbashkët ekonomike për eurozonën


Merkel e Sarkozi kërkojnë qeveri të përbashkët ekonomike për eurozonën
Merkel e Sarkozi kërkojnë qeveri të përbashkët ekonomike për eurozonën

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës bënë thirrje për një qeveri të përbashkët ekonomike të 17 vendet që përdorin euron, duke theksuar se të gjitha vendet duhet të miratojnë ligje deri nga mesi i vitit të ardhshëm, që buxhetet shtetërore të detyrohen nga ligji të jenë të balancuara.

Pas takimit të martën në Paris, Presidenti Nicolas Sarkozy tha se ai dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel dëshirojnë, siç u shpreh ai, “një qeveri të vërtetë ekonomike evropiane”, një përpjekje që synon të kontrollojë krizën e borxheve të kontinentit.

Dy udhëheqësit u shprehën se trupi i ri qeveritar duhet të përbëhet nga të 17 krerët e shteteve të eurozonës, të udhëhiqet fillimisht nga presidenti i tanishëm i Bashkimit Evropian, Herman van Rompuy i Belgjikës, dhe të takohet rregullisht, së paku dy herë në vit.

Zoti Sarkozi dhe zonja Merkel shprehën angazhimin e tyre për të mbështetur euron dhe thanë se do t’i mbajnë taksat për korporatat në të njejtin nivel në vendet e tyre, për t’i treguar Evropës se dy ekonomitë më të mëdha, po ecin me të njejtin hap për të mbrojtur euron.

XS
SM
MD
LG