Lidhje

Shtohen tensionet në gadishullin korean


Në gadishullin korean sot janë shtuar tensionet, pasi Koreja e Veriut publikoi një video që paraqet manovra të mëdha ushtarake dhe Koreja e Jugut e akuzoi Veriun se e përdor lëshimin e një sateliti si pretekst për të zhvilluar prova me një sistem për armët bërthamore.

Në videon e Phenianit paraqitet udhëheqësi Kim Jong Un, duke u takuar me ushtarë dhe duke ndjekur atë që përshkruhet si një provë e përbashkët e ushtrisë korenaoveriore, forcave detare dhe atyre ajrore. Në video paraqitet një anije luftarake që hidhet në erë, ushtarë që gjuajnë me raketa, si dhe një avion që shpërthen në ajër.

Publikimi i videos ndodh ndërsa zyrtarët e Koresë së Jugut denoncuan të premten njoftimin e Phenianit se në mesin e muajit prill Koreja e Veriut do të hedhë një raketë, me synimin për të çuar një satelit në orbitë, për qëllime paqësore.

XS
SM
MD
LG