Lidhje

Shtohen tensionet në takimin evropian të nivelit të lartë


Shtohen tensionet në takimin evropian të nivelit të lartë
Shtohen tensionet në takimin evropian të nivelit të lartë

Në prani të kamerave viheshin re vetëm buzëqeshje në takimin e nivelit të lartë të së dielës në Bruksel, por tensionet po vlojnë poshtë sipërfaqes.

Titujt e gazetave franceze theksojnë një çarje mes presidentit të tyre dhe kancelares gjermane Angela Merkel. Duke folur të henën, ministri francez i financave Fransua Baroin këmbënguli se bisedimet ishin në vazhdën e tyre.

“Mendoj se nëse dikush thotë se ka përparime prej dy të tretash që nga e premtja e kaluar, kjo mund të jetë një dekleratë e drejtë. Ne kemi patur një marrëveshje për dhënien e këstit përfundimtar për planin e mëparshëm për shpëtimin e Greqisë dhe kemi rënë dakord për nivelin e kapitalizimit të bankave për të përballuar çdo situatë të mundshme financiare. ”

Por në të vërtetë për çfarë është rënë dakord? Bankat evropiane do të detyrohen të krijojnë një bazë të re kapitale prej 100 miliard eurosh për tu mbrojtur nga humbjet. Huadhënësve po ashtu do tu kërkohet që të heqin 21 përqind nga borxhet greke për çfarë u ra dakord në muajin korrik.
Pengesa më e madhe është rritja e fondit të Bashkimit Evropian për ndihmat e mundëshme ekonomike. Analistët thonë se shuma aktuale prej 440 miliard eurosh është shumë e vogël për të shpëtuar Spanjën apo Italinë nëse ato gjenden në një situatë të tillë.

Presidenti francez Nikolas Sarkozi shpalosi planin e tij për një mënyrë të re të shtimit të fondeve.

“U kemi kujtuar të gjithë partnerëve tanë evropian për lidhjen tonë me paraqitjen e taksave për transaksionet financiare.Është një angazhim i marrë sëbashku dhe ne i qendrojmë atij.”

Britania e cila nuk është pjesë e eurozonës, kundërshton një taksë të tillë pasi ekonomia e saj varet thellësisht në sherbimet financiare. Kryeministri thotë se anëtarët e monedhës së përbashkët nuk duhet të diktojnë politikat e tyre ndaj të gjithë Bashkimit Evropian.

“Ndryshimet e traktatit do të ndodhin vetëm nëse bihet dakord nga të 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe se çdo ndryshim traktati, sikurse traktati i fundit, është shans për të avancuar interesin tonë kombëtar.”

Tensionet Anglo-Franceze po shtohen. Zoti Sarkozi është cituar ti ketë thënë kryeministrit britanik se ai është “lodhur nga kritikat e tij dhe thëniet se si duhet të veprojmë ne.”

Ndërkohë, zoti Kameron po lufton një betejë evropiane si në Britani ashtu edhe jashtë sajë.

Ligjvënësit kundërshtarë nga partia e tij konservatore po kërkojnë një referendum kombëtar për tu larguar nga Bashkimi Evropian. Kryeministri thotë se me trazirat në Evropë, tani nuk është koha për Britaninë që të krijojë edhe më shumë probleme. Udhëheqësit evropian do të takohen përsëri të mërkurën për të finalizuar marrëveshjen e ndihmës. Shumë shpresojnë se kjo do të shënojë fillimin e përfundimit të borxheve evropiane.

XS
SM
MD
LG