Lidhje

Shtohet kritikat amerikane ndaj presidentit të Sirisë


Shtohet kritikat amerikane ndaj presidentit të Sirisë
Shtohet kritikat amerikane ndaj presidentit të Sirisë

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha të martën se veprimet e presidentit sirian Bashar al-Assad kundër protestuesve janë tërësisht në kundërshtim me ato të një udhëheqësi të përgjegjshëm. Diplomatët amerikan po bisedojnë me aleatët evropianë rreth sanksioneve të reja që synojnë rrethin qeverisës të Sirisë.

Zyrtarët amerikanë nuk shkuan deri aty sa të thonin se presidenti al-Assad ka humbur legjitimitetin e sundimit. Por ata po shtojnë kritikat ndaj udhëheqësit sirian, mes raporteve se numri i të vdekurve gjatë 40 ditë protestash kundër qeverisë së Damaskut tani mund të tejkalojë shifrën prej 400 vetësh. Duke folur për shtypin, Drejtori i Departamentit të Shtetit për Planifikimin e Politikave Jake Sullivan e quajti shtypjen e qeverisë siriane “brutale dhe të ndëshkueshme” dhe tha se duhet të respektojë dhe të zbatojë të drejtat universale të lirisë së shprehjes dhe tubimeve. Ai tha se presidenti al-Assad, për të cilin administrata e presidentit Obama fillimisht pati shpresuar se do të ishte një partner dialogu për paqen në Lindjen e Mesme, duket qartë se ka ndërmarrë një shteg të gabuar në trajtimin e krizës më të rëndë të vendit të tij në dhjetëra vite.

“Presidenti Assad është në rrugë të gabuar dhe ai duhet të ndryshojë kursin. Ne po ashtu kemi thënë se veprimet që ai po ndërmerr nuk janë në përputhje me veprimet e një qeverie të përgjegjëshme. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim këtë ide në rrugë publike dhe po ashtu në rrugë private tek sirianët, sikurse ka bërë Ndihmës Sekretari i Shtetit Fletman, ambasadori Ford dhe deri tek dekleratat e presidentit të Shteteve të Bashkuara.”

Administrata e presidentit Obama zhvilloi një betejë të ashpër me opozitën në Kongres për të dërgimin e një ambasadori fuqiplotë në Damask dhe përfundimisht arriti të çojë atje të dërguarin special Robert Ford për takimet e radhës për të shmangur veprimet e Senatit që skadojnë në fund të vitit.

Zoti Sullivan, një këshilltar pranë Sekretare së Shtetit Hillary Clinton, theksoi vazhdimin e dialogut të nivelit të lartë me Sirinë, duke thënë se zoti Ford ka shprehur në mënyrë direkte me zyrtarët e lartë sirian shqetësimet amerikane lidhur me shtypjen e protestës së kësaj jave.

Ai tha se Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërt Jeffrey Feltman thirri të dërguarin e Sirisë në Washington të henën për t’i shprehur shqetësime të ngjashme. Zoti Sullivan tha se administrata e presidentit Obama po konsultohet me aleatë të rëndësishëm Evropianë lidhur me një imponim të përbashkët sanksionesh të reja ndaj udhëheqësve sirian që synon që këta të fundit të ndryshojnë kursin.

Shtetet e Bashkuara kanë sanksione të ndryshme ndaj Sirisë që kanë të bëjnë me Sirinë në listën e Departamentit të Shtetit si vend që sponsorizon terrorizmin. Por zoti Sullivan tha se zyrtarët amerikan ende besojnë se sanksione me objektiva të përcaktuar mirë mund të ndikojnë tek veprimet e Sirisë.

“Sanksionet me objektiv personat përgjegjës për këtë dhunë mund të bëjë këta njerëz të mendojnë më mirë dhe po ashtu edhe regjimi. Kjo është teoria pas studimit të një alternative të mundëshme. Por ne ende nuk kemi vendosur nëse do ta bëjmë këtë.”

Diplomatët amerikan dhe evropian njoftohet se po qarkullojnë një projektrezolutë në Këshillin e Sigurimit që dënon dhunën në Siri dhe bën thirrje për hetime të pavarura për vdekjet e demostruesve në prag të sanksioneve.

Të henën, Shtetet e Bashkuara dhanë urdhër për largimin e të gjithë personelit jo-emergjent të ambasadës dhe familjeve të tyre nga Damasku, ndërkohë që paralajmëruan të gjithë shtetasit amerikan që të menjanojnë udhëtimet drejt Sirisë dhe ata që ndodhen atje të largohen ndërkohë që transporti është ende në funksionim.

XS
SM
MD
LG