Lidhje

Dominik Stros-Kan lirohet nga arresti shtëpiak


Dominik Stros-Kan lirohet nga arresti shtëpiak
Dominik Stros-Kan lirohet nga arresti shtëpiak

Ish-Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar Dominik Stros-Kan është liruar nga arresti shtëpiak, pasi prokurorët ngritën pyetje mbi kredibilitetin e pastrueses së hotelit, e cila e akuzoi zotin Stros-Kan për sulm seksual.

Ish-shefi i FMN-së ishte dje në një gjykatë në Nju Jork, ku gjykatësi ra dakord t’i hiqte kufizimet për të lëvizur në pritje të gjykimit. Ai ka tani mundësi të udhëtojë lirisht në të gjithë vendin.

Një prokuror tha se autoritetet kanë zhvilluar hetime të hollësishme mbi të gjitha aspektet e çështjes, përfshirë të kaluarën e akuzueses, deklaratat e saj për incidentin dhe lidhjet e saj. Megjithatë, pala akuzuese thotë se nuk do të marrë ende masa për të hequr akuzat kundër zotit Stros-Kan.

XS
SM
MD
LG