Lidhje

Shtuni: Rehabilitimi i ish-lufttëtarëve të ISIS pas kthimit


Analisti Shtuni mbi riintegrimin e ish-elementëve ekstremistë
please wait

No media source currently available

0:00 0:12:12 0:00

Kohët e fundit Instituti i Paqes në Uashington ka publikuar një raport special me fokus tek përpjekjet për rehabilitimin e personave që kanë qenë anëtarë të grupeve të dhunshme ekstremiste jashtë vendit dhe riintegrimin e tyre në shoqërinë së cilës i përkasin. Adrian Shtuni, njëri prej dy autorëve të këtij raporti, cili e ka ndjekur prej vitesh problemin e ekstremizimit bisedoi me kolegen Laura Konda mbi këtë fenomen.

Analisti Shtuni mbi riintegrimin e ish-elementëve ekstremistë
please wait

No media source currently available

0:00 0:12:12 0:00

​Zoti Shtuni tha se kthimi i luftëtarëve të huaj nga luftrat e frymëzuara nga ideologjia e terrorizmi është një fenomen global dhe jo i ri; por risia e kohëve të fundit, tha ai, është fluksi i madh i individëve që shkojnë në luftë së bashku me gratë me fëmijët. Zoti Shtuni tha se është i domosdoshëm riintegrimi i këtyre personave në jetën dhe shoqërinë e vendeve të tyre dhe ai kujtoi me këtë rast se në Europë kanë qenë pikërisht personat e kthyer nga luftra të huaja dhe që kanë bashkëpunuar me organizata terroriste, që kanë kryer sulme terroriste.

Ai tha se penalizimi i personave që kthehen nga vatrat e luftimeve dhe nga bashkëpunimi me organizata terroriste, është një nga masat e nevojshme, por por nuk është i mjaftueshëm, pasi çështja është më komplekse.

Zoti Shtuni tha se është i nevojshëm fokusimi tek faktorët socialë, ideologjikë dhe emocionalë, që luajnë rol të madh për rekrutimin e njerëzve nga organizata terroriste. Ai tha se çdo euro, apo dollar i harxhuar për parandalimin e rekrutimeve është më i rëndësishëm, se sa po të harxhohej për riintegrimin e personave të kthyer nga vatrat e konflikteve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG