Lidhje

Shtyhet gjyqi ndaj 2 alpinistëve amerikanë të ndaluar nga Irani

  • Zëri Amerikës

Shtyhet gjyqi ndaj 2 alpinistëve amerikanë të ndaluar nga Irani

Shtyhet gjyqi ndaj 2 alpinistëve amerikanë të ndaluar nga Irani

Në Teheran u shty gjyqi, i caktuar për sot, ndaj 2 alpinistëve amerikanë të akuzuar për spiunazh nga Irani.

Avokati iranian i alpinistëve, Masud Shafei, thotë se seanca nuk filloi për shkak se autoritetet nuk i transferuan dy alpinistët në gjykatë. Avokati Shafei tha se nuk i ishin dhënë shpjegime përse klientët e tij Shaun Bauer dhe Josh Fatal nuk ishin çuar në gjykatë. Ai tha gjithashtu se nuk është caktuar një datë e re për gjyqin.

Të dy alpinistët amerikanë mbahen në burg në Iran që prej 21 muajsh, nën akuzat për spiunazh.

Irani i ka akuzuar ata dhe një alpinsite të tretë, Sarah Shurd, e liruar me kusht vitin e kaluar, se kanë kaluar ilegalisht kufirin e Iranit me Irakun në vitin 2009.

XS
SM
MD
LG