Lidhje

Shtyhet gjyqi i ish kryministres Julia Timoshenko

  • Zëri Amerikës

Shtyhet gjyqi i ish kryministres Julia Timoshenko

Shtyhet gjyqi i ish kryministres Julia Timoshenko

Një gjykatë ukrainase ka shtyrë gjyqin ndaj politikanes së opozitës, ish kryministres Julia Timoshenko.

Gjykatësi Rodion Kirejev e shtyu gjyqin mbasi zonja Timoshenko kërkoi më shumë kohë për t’u marrë me akzuat e ngritura ndaj saj.

Gjyqi do të zhvillohet në datën 4 korrik.

Zonja Timoshenko e cila akuzohet për abuzime me postin e saj si kryeministre, në lidhje me një marrëveshje gazi me Rusinë në vitin 2009, nuk e ka pranuar çështjen e ngritur ndaj saj duke e quajtur atë të motivuar politikisht.

Nëse gjendet fajtore, ish kryministrja ukrainase mund të dënohet deri në 10 vjet burg.

Zonja Timoshenko humbi në garën për zgjedhjet presidenciale vitin e kaluar përballë presidentit Viktor Janukoviç.

XS
SM
MD
LG