Lidhje

Shtyhet sërisht gjyqi i Timoshenkos


Një gjykatë e Ukrainës ka shtyrë sërish gjyqin e ish-kryeministres Julia Timoshenko e cila akuzohet për përvetësim dhe evazion taksash.

Një gjykatëse vendosi sot që seanca e ardhshme të zhvillohet me 11 shtator pasi udhëheqësja 51-vjeçarja e opozitës përmendi shëndetin e dobët si arsye për të refuzuar paraqitjen në gjykatë në qytetin lindor të Kharkiv.

Gjyqi i zonjës Tymoshenko është shtyrë disa herë për shkak të trajtimit mjekësor të dhimbjeve në shpinë.

Prokurorja e shtetit Maryna Kapynis u tha gazetarëve se gjyqi nuk do të fillojë pa të pandehurën.

Ajo tha se “sipas ligjit për procedurën penale nuk mund të ketë seancë gjyqësore nëse mungon i akuzuari”.

Timoshenko i ka mohuar akuzat, që datojnë që në vitet 1990. Ajo thotë se gjyqi është një përpjekje për hakmarrje kundër saj nga Presidenti Viktor Yanukovych, i cili arriti një fitore të ngushtë ndaj zonjës Tymoshenko në zgjedhjet e vitit 2010. Ajo tashmë është duke vuajtur një dënim me shtatë vjet burg për shpërdorim të detyrës lidhur me një marrëveshje gazi natyror që ajo nënshkroi me Rusinë në vitin 2009 kur ishte kryeministre e vendit.
XS
SM
MD
LG