Lidhje

Serbi: Shtyhet gjyqi lidhur me vrasjen e 3 shqiptaro-amerikanëve

  • Zëri Amerikës

Serbi: Shtyhet gjyqi lidhur me vrasjen e 3 shqiptaro-amerikanëve

Serbi: Shtyhet gjyqi lidhur me vrasjen e 3 shqiptaro-amerikanëve

Gjykata për krimet e luftës në Serbi ka shtyrë përsëri gjykimin e dy ish policëve të akuzuar për përfshirje në vrasjen e tre vëllezërve shqiptaro amerikanë gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.

Ish oficeri serb i policisë, Streten Popoviç dhe Milosh Stojanoviç, u liruan gjatë gjykimit të tyre të parë në vitin 2009, për mungesë provash, por vendimi u rikthye në gjykatën e apelit, ku u urdhëra rigjykimi i çështjes.

Proçedimi ndaj tyre duhet të niste sot, por gjykatësit e shtynë gjyqin mbasi avokatët mbrojtës nuk u paraqitën. Një agjenci lajmesh vendase njoftoi se seanca e ardhshme do të zhvillohet në 6 qershor.

Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyçi ishin qytetarë amerikanë të cilët shkuan në Kosovë, në vitin 1999 për t’iu bashkuar shqipëtarëve që luftonin kundrë forcave serbe. Forcat serbe i arrestuan të tre nën akuzën e hyrjes së paligjshme në Kosovë, e cila aso kohe ishte pjesë e Serbisë.

Të ndaluarit akuzohen se i kanë çuar tre vëllezërit Bytyçi në një njësi speciale policore në Serbinë Lindore, ku më pas ata u vranë.

XS
SM
MD
LG