Lidhje

Shtyhet operacioni për të bllokuar plotësisht rrjedhjen masive të naftës në Gjirin e Meksikës

  • Zëri Amerikës

Operacioni për të bllokuar plotësisht rrjedhjen masive të naftës në Gjirin e Meksikës është shtyrë për një ditë, në mënyrë që ekipet të pastrojnë mbeturinat përreth pusit të shkarkimit.

Përfaqësuesit e BP-së thanë se operacioni do të kryhet të martën për të bllokuar pusin që shpërtheu mbi 100 ditë më parë.

Procedura përfshin hedhjen e baltës në pusin e dëmtuar, për ta mbajtur naftën dhe gazin në xhepat nën tabanin e detit. Pusi do të bllokohet plotësisht me çimento në një datë tjetër. BP dhe zyrtarët e qeverisë janë optimistë se operacioni do të realizohet me sukses.

Sipas llogaritjeve, më shumë se dy milionë fuçi nafte janë derdhur në Gjirin e Meksikës, që nga shpërthimi i platformës më 20 prill, i cili ka shkaktuar dëme të mëdha për mjedisin dhe ka indinjuar banorët e Gjirit. Nga shpërthimi u vranë 11 punëtorë.

XS
SM
MD
LG