Lidhje

Shtyhet sërisht apeli i Timoshenkos


Një gjykatë në Ukrainë ka shtyrë sërish një apel nga ish kryeministrja e burgosur Julia Timoshenko për dënimin e saj me shtatë vjet burg për abuzim të pushtetit.

Gjykata e Lartë e Ukrainës të martën i dha të drejtë prokurorit që të shtyjë seancën dëgjimore deri sa të bëhet ekzamini mjekësor për të vlerësuar nëse ajo është e aftë për gjykim. Seanca tjetër e dëgjimit është planifikuar të mbahet më 12 korrik.

Avokati zonjës Timoshenko Sergei Vlasenko e ka kundërshtuar shtyerjen, duke thënë se vendimi ishte një përpjekje presidentit ukrainas Viktor Yanukovych të shtyjë dërgimin e çështjes në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Zonja Timoshenko, e cila po merr trajtim mjekësor për një problem në shpinë, nuk ka marrë pjesë në seancën e së martës.

Ajo u dënua për abuzim të pushtetit për një marrëveshje të vitit 2009 për gazin që ka bërë ajo me Rusinë në kohën kur shërbente si kryeministre e vendit. Qeveria e zotit Janukoviç thotë se marrëveshja e kishte ngarkuar qeverinë me borxhe të tepruara.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG