Lidhje

Shtyhet shqyrtimi i ligjit të imigracionit në Senatin amerikan

  • Chris Simkins

Shtyhet shqyrtimi i ligjit të imigracionit në Senatin amerikan

Shtyhet shqyrtimi i ligjit të imigracionit në Senatin amerikan

Masa e debatueshme për reformimin e imigracionit do t’u jepte dhjetra-mijëra imigrantëve të paligjshëm në moshë të re një shans për të fituar një status të ligjshëm, duke hyrë në universitet, apo në ushtri. Projekt-ligji quhet Ligji për Zhvillimin, Lehtësimin dhe Arsimin e të huajve, ose Dream Act.

Yves Gomez është student në shtetin e Merilendit, por mund t’i duhet të ikë nga vendi.

Gomez është një nga mijëra imigrantët e rinj i rritur në Shtetet e Bashkuara dhe që studiojnë tani në universitetet amerikane. Ai është student i mirë por po bën përpjekje që të shmangë deportimin në Indi, vend nga i cili iku me prindërit e tij që kur ishte 14 muajsh. Prindërit e tij u deportuan para më shumë se një viti.

“Nëse kthehem në Indi do të më dukej sikur gjithçka do të ishte e pavlerë, sepse këtu të paktën jam në gjendje të shkoj në universitet”.

Emigracioni është një çështje shumë e debatuar në Shtetet e Bashkuara me rreth 11 milionë imigrantë të paligjshëm në vend. Një element i debatit janë qindra-mijëra imigrantë të paligjshëm që kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara para moshës 16 vjeçare. Projekt-ligji i njohur si Dream Act u jep atyre një shans që të bëhen banorë të ligjshëm nëse bëjnë dy vjet universitet, apo hyjnë në ushtri.

Milani Shvarc, një studente me prirje politike konservatore në Universitetin e Teksasit, shpjegon se ose disa amerikanë e kundërshtojnë këtë projekt-ligj.

“Ne mendojmë se është e padrejtë që studentët që janë imigrantë të paligjshëm të përfitojnë nga një proces i shpejtë për shtetësisnë, ndërsa njerëz që kanë ardhur këtu në rrugë të ligjshme nuk do t’i kishin të njëjtat mundësi”.

Edhe Xhon Fir, analist në Qendrën për Studime të Imigracionit në Uashington, është kundër projekt-ligjit. Ai shqetësohet për pasojat e tij tek ekonomia.

“Në Shtetet e Bashkuara, papunësia është e lartë. Dhe ka shumë imigrantë të ligjshëm që janë këtu dhe kanë nevojë për ato vende pune”.

Por përkrahësit e Dream Act thonë se imigrantët e arsimuar do ta ndihmonin ekonominë. Raul Hinohosa është analist për studimet e imigracionit në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles.

“Po të mos lejohen të kontribuojnë në ekonomi, i gjithë investimi financiar që kemi bërë për këta të rinj do të shkonte dëm, por përveç kësaj do të humbnim triliona dollarë vlerë që ata janë të gatshëm të kontribuojnë në ekonomi”.

Pikërisht këtë do që të bëjë Iv Gomez, të mbarojë shkollën dhe të bëhet mjek. Ao thotë se pa Dream Act, ëndrrat e shumë studentëve do të humbasin.

“Ata studiojnë në Harvard, në Universitetin e Kalifornisë, në universitetet më të mira dhe të gjithë kanë të ardhme të shkëlqyer mirëpo atyre u thuhet që të kthehen në vendin e tyre, një vend që ata as që e njohin”.

Lizeth Kinones erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Kolumbia kur ishte 10 vjeç. Tani pas 14 vjetësh ajo po diplomohet për shkenca kompjuterike, por shqetësohet se mund të mos gjejë një punë të mirë për shkak të statusit si imigrante e paligjshme.

Asnjëherë nuk mund të vendos se çfarë do bëj pas një jave sepse nuk jam e sigurt, nëse pas një jave do të zgjohem në burg, apo në Kolumbi”.

Dream Act nuk është miratuar në Kongres që kur u propozua para 10 vjetësh. Tani afati po skadon edhe për t’u miratuar këtë vit dhe republikanët e opozitës kanë kërcënuar ta bllokojnë. Iv Gomez shpreson që kjo të mos ndodhë. Ai do që të mund të përfundojë studimet dhe të bëhet shtetas amerikan.

XS
SM
MD
LG