Lidhje

Shtyhet votimi në kongresin amerikan për rritjen e tavanit të borxhit

  • Zëri Amerikës

Shtyhet votimi në kongresin amerikan për rritjen e tavanit të borxhit

Shtyhet votimi në kongresin amerikan për rritjen e tavanit të borxhit

Udhëheqësit republikanë në dhomën e përfaqësuesve të kongresit amerikan do të përpiqen të hedhin në votë sot planin e tyre për tavanin e borxhit të Shteteve të Bashkuara dhe shkurtimin e shpenzimeve, pasi u detyruan ta shtyjnë votimin për shkak të kundërshtimeve brenda partisë së tyre.

Dhoma e përfaqësuesve e kryesuar nga republikanët do të votonte dje mbi një plan të hartuar nga kryetari Xhon Bejnër, i cili do ta rriste tavanin e borxhit prej 14,3 trilion dollarësh në këmbim të 900 miliard dollarëve shkurtimesh të shpenzimeve gjatë 10 vjetëve të ardhshme. Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë para për të paguar huatë nëse tavani i borxhit nuk ngrihet deri me 2 gusht.

Por një pjesë e madhe e republikanëve, përfshi ata të lëvizjes ultra-konservatore Tea Party, e kundërshtuan planin e zotit Bejnër, duke thënë se plani nuk shkurtonte shpenzimet qeveritare sa duhej.

Demokratët në dhomën e përfaqësuesve dhe në senat e kundërshtojnë planin, sepse ai kërkon një votim të dytë më vonë këtë vit për ta rritur edhe më shumë tavanin e borxhit në këmbim të shkurtimeve edhe më të mëdha. Presidenti Barak Obama ka kërcënuar se do t’i vërë veton masës nëse miratohet nga kongresi.

Kreu i demokratëve në senat, Heri Rid ka propozuar një plan tjetër për të cilin thotë se do t’i shkurtonte shpenzimet me 2,5 trilion dollarë, duke zgjatur tavanin e borxhit deri në fund të vitit 2012.

XS
SM
MD
LG