Lidhje

Shtypi kinezë: Nuk duhet keq-interpretuar pritja e ngrohtë që iu bë ambasadorit amerikan


Shtypi kinezë: Nuk duhet keq-interpretuar pritja e ngrohtë që iu bë ambasadorit amerikan
Shtypi kinezë: Nuk duhet keq-interpretuar pritja e ngrohtë që iu bë ambasadorit amerikan

Shtypi shtetëror kinez shkruan sot se pritja e ngrohtë që iu bë ambasadorit të ri amerikan në Pekin, nuk duhet keq-interpretuar si një zgjidhje e problemeve mes dy vendeve. Ambasadori i ri, Gary Locke, është me prejardhje kineze dhe mbërritja e tij në Kinë të premten shkaktoi një sensacion në shtyp, kur ai doli nga aeroporti duke i mbajtur vetë bagazhet dhe duke udhëtuar me një makinë modeste. Por agjencia shtetërore kineze Hsinhua, ve në dukje sot një sërë problemesh me të cilat do të ndeshet ambasadori i ri, si tensionet tregëtare, marrëdhëniet ushtarake dhe borxhi amerikan. Agjencia Hsinhua shprehet se “misioni i ambasadorit Locke, do të jetë më i rëndë se sa valixhja që ai mbante gjatë rrugës për në Pekin”. Një gazetë tjetër, The Global Times, shkruante se origjina kineze e ambasadorit të ri nuk do të thotë zbutje qëndrimi kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG