Lidhje

Gazetarët shqiptarë pa mbrojtje ligjore e pa pagesa dinjitoze

  • Ilirian Agolli

Shqiperi: Dita e Shtypit

Shqiperi: Dita e Shtypit

Unioni i Gazetarëve zhvilloi një tubim proteste përpara parlamentit, duke kërkuar nga deputetët të miratojnë ligje për rregullimin dhe kontrollin e tregut mediatik

Dita botërore e lirisë së shtypit i gjeti edhe këtë vit gazetarët shqiptarë pa mbrojtje ligjore dhe pa pagesa dinjitoze. Pagesat periodike të tyre vonohen prej disa muajsh. Unioni i Gazetarëve zhvilloi një tubim proteste përpara parlamentit, duke kërkuar nga deputetët të miratojnë ligje për rregullimin dhe kontrollin e tregut mediatik.

Bashkësia e gazetarëve shqiptarë protestoi pëpara parlamentit sot në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, duke kërkuar mbrojtjen e të drejtave të tyre profesionale dhe njerëzore. Mungesa e kontratave të punës dhe informaliteti në radhët e medias është në nivele alarmante, pohojnë drejtues të Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë. Gazetarët mbanin parrulla të ndryshme që shprehnin shqetësimin për lirinë e medias dhe dhunimin e medias shqiptare për shkaqe financiare.

Gazetarët protestues i kërkuan parlamentit që të hartojë ligje për rregullimin e tregut mediatik dhe mbrojtjen e tregut mediatik në raportet e punës midis gazetarëve dhe pronarit si dhe nga ana tjetër midis gazetarëve dhe institucioneve.

Protesta tek parlamenti në ditën botërore te lirisë së shtypit bashkoi për mbi një orë një numër të mdh gazetarësh para dhe prapa kamerave; të gjithë së bashku duke kërkuar njëzëri që t’i jepet fund abuzimeve në media me të drejtat njerëzore dhe profesionale të gazetarëve.

Aktualisht Shqipëria mbi 5 mijë gazetarë dhe punëtorë të tjerë mediatikë, dhe 1 mijë e 500 gazetarë profesionistë. Në prag të Ditës Botërore të Lirisë së Medias Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë dhe OSBE publikuan një raport mbi informalitetin në mediat shqiptare, nga doli se rreth 32 % e gazetarëve janë pa kontrata pune. Studimi nxorri se një e katërta e gazetarëve në televizione dhe gazeta e kanë të paqëndrueshme punën e tyre, ndërsa rreth 60 % e gazetarëve mendojnë se procedura e marrjes në punë është e paqëndrueshme dhe e papranueshme. Prej 3 deri në 12 muaj një numër jo i vogël gazetarësh nuk marrin dot rrogat e tyre mujore.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG