Lidhje

Shtypja e protestave në Siri sjell reagimin ndërkombëtar


Shtypja e protestave në Siri sjell reagimin ndërkombëtar
Shtypja e protestave në Siri sjell reagimin ndërkombëtar

Në Uashington, administrata e presidentit Obama publikoi një deklaratë ku shpreh keqardhje për dhunën në Siri. Një zëdhënës i Këshillit Kombëtar amerikan thotë se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë një sërë politikash të mundshme, mes tyre edhe sanksionet.

Steve Clemons është analist me Fondacionin “Amerika e Re” në Uashington.

“Mendoj se mjetet e e Shteteve të Bashkuara janë së pari diplomatike dhe para së gjithash me qëllimin për të sjellë një konsensus ndërkombëtar për Sirinë, por ne nuk kemi mundësinë ose aftësinë që të ndërhyjmë në terren, siç vepruam me Libinë. Mendoj se ata njerëz që duan të shohin ose presin një ndërhyrje perëndimore apo të Uashingtonint në Siri, ndoshta do të zhgënjehen”.

Veprimet e forcave të sigurisë në Siri ndaj protestuesve kundër qeverisë janë përshkallëzuar pavarësisht se javën e kaluar u hoq ligji i gjendjes së jashtëzakonshme i cili kishte thuajse 50 vjet në vend. Që prej atij momenti, aktivistë të të drejtave të njeritu kanë postuar mesazhe në rrjetet sociale në Internet, ku deklarojnë se qindra njerëz janë vrarë dhe të paktën 127 janë zhdukur. Dëshmitarë thonë se policia sekrete ka kryer kontrolle shtëpi më shtëpi duke arrestuar njerëzit që kanë marrë pjes në ceremonitë e varrimit të protestuesve të vrarë gjatë ditëve të mëparshme të dhunës.

Ali Reza Nader, analist me Korporatën RAND në Uashington thotë se qeveritë e tjera në Lindjen e Mesme mund të bien nëse demonstruesit pro demokracisë janë të suskesshëm në rrëzimin e qeverisë së Asadit.

“Siria ka kufizuar deri diku ndikimin e Iranit në Liban. Nëse Siria apo regjimi i Basharit bie, Irani mund të bëhet më i fuqishëm përmes Libanit ose Hezbollahut”.

Ndërsa numri i të vdekurve në Siri shtohet, Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara kërkon që qeveria e Sirisë të pakësojë shtypjen ushtarake dhe të hetojë vrasjet e protesuesve.

XS
SM
MD
LG