Lidhje

Shumica e armëve bërthamore taktike të SHBA janë në Belgjikë, Hollandë, Gjermani, Turqi


Shumica e armëve bërthamore taktike të SHBA janë në Belgjikë, Hollandë, Gjermani, Turqi
Shumica e armëve bërthamore taktike të SHBA janë në Belgjikë, Hollandë, Gjermani, Turqi

Mesazhet diplomatike sekrete të publikuara nga faqja e internetit Wikileaks tregojnë se pjesa më e madhe e 200 armëve bërthamore taktike të Shteteve të Bashkuara në Evropë ndodhen në Belgjikë, Hollandë, Gjermani dhe Turqi.

Zëdhënësja e Natos Oana Lungesku i tha Zërit të Amerikës se publikimi i çdo informacioni sekret, qoftë diplomatik apo ushtarak, ishte “i paligjshëm, i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm.”

Ajo nuk pranoi të thoshte gjë tjetër, duke thënë se sipas rregullores, Natoja nuk komentonte rreth informacioneve sekrete.

Prej kohësh është menduar se mbushjet bërthamore ndodheshin në këto vende, por mesazhet e publikuara duket se e kanë konfirmuar këtë dyshim.

Mesazhe të tjera diplomatike amerikane të publikuara nga Wikileaks thonë se presidenti afgan Hamid Karzai kishte liruar të burgosur pa gjyq për shkak se kishin lidhje me njerëz të fuqishëm.

XS
SM
MD
LG