Lidhje

Shumica e njerëzve me kolesterol të lartë nuk marrin trajtimin e duhur


Shumica e njerëzve me kolesterol të lartë nuk marrin trajtimin e duhur
Shumica e njerëzve me kolesterol të lartë nuk marrin trajtimin e duhur

Një studim i ndërmarrë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregon se shumica e njerëzve me nivele të larta kolesteroli në botë nuk marrin trajtimin e duhur, çka do të sillte shmangien e sëmundjeve të rënda si goditjet në zemër dhe në tru. Autorët e këtij studimi, më i madhi i kryer deri tani për këtë çështje, thonë se problemi është serioz në vendet në zhvillim.

Lidhja mes kolesterolit të lartë dhe goditjeve në zemër nuk është e re. Por një studim i ri botëror paralajmëron për një rritje të mostrajtimit mjekësor të niveleve të larta të kolesterolit, çka mund të shkaktojë sëmundjet kardiovaskulare.

Studimi është kryer me 147 milion persona - dhe arrin në përfundimin se ka shtim të njerëzve me nivel të lartë kolesteroli në botë. Edhe më shqetësuese, thonë shkencëatrët, është se shumica e këtyre pacientëve nuk trajtohen.

Në Japoni psh , 53% e të diagnostikuarve me kolesterol të lartë nuk merr trajtim mjekësor - ndërsa në Tailandë 78% e të anketuarve nuk ishte dagnostikuar asnjëherë.

Shkencëtarët theksojnë elementët bazë.

Dr. Chekse Kidwell , është drejtoreshë e Qendrës së Infarkteve në Georgetown të Uashingtonit

“Nëse një vend në zhvillim përshtat një dietë perëndimore - atëherë nivelet e kolesterolit rriten ndaj njerëzit kanë nevojë të kuptojnë se kolesteroli i lartë është faktor domethënës rrezikshmërie për një infarkt apo goditje në zemër”.

Niveli i larltë i kolesterolit i quajtur kolesteroi i “keq” shkakton pllakëza në gjak, që ngadalësojnë qarkullimin e gjakut në zemër. Nëse zemra nuk merr sasinë e mjaftueshme të gjakut e oksigjenit, kjo shkakton goditjen e zemrës. Nëse bllokohet hyrja e gjakut në tru, kjo shkakton goditjen në tru. Vetë kolesteroli i lartë, nuk jep shenja kështu që shumë njerëz janë të panjohur me problemin derisa goditen në zemër apo tru.

“ Një analizë e thjeshtë gjaku tregon nivelet e kolesterolit dhe ne kemi tregues të cilët mund të pakësojnë rrezikun e goditjeve në tru e zemër, psh kolestreoli i “ keq” duhet mbajtur nën nivelin 100 dhe kjo pakëson rrezikun për të patur goditje”.

Sëmundjet e zemrës shaktojnë vdekjen e më shumë se 17 milion njerëzve çdo vit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se 80% e këtyre vdekjeve ndodhin në vendet në zhvillim.

Dr. Joseph Sabik e Klinikës Kleveland thotë se rreziku mund të zvogëlohet duke bërë ndryshime të vogëla në stilin e jetesës.

“ Nëse jeni mbipeshë- duhet të huimbisni peshë. Nëse keni jetë sedentare, duhet të bëni gjimnastikë. Nëse keni trashëgiminë familjare me kolestreol, duhet të merrni hapa të menjëhershëm për t’u kujdesur për vehten”.

Por ndryshimet në përditshëmri nuk janë për të gjithë. Ilaçet janë të domosdoshme për ata që kanë shumë të lartë nivelin e kolestreolit.

Dr. Kidwell thotë se mjekimi nuk është për shumë njerëz.

“ Ka vende ku nuk përballohet dot që të blihen ilaçet dhe ky është një problem i vazhdueshëm që komunitetet shëndetësore duhet të publikojnë e të merren me të”.

Specialistët e shëndetit në mbarë botën thonë se sëbashku me përmirësimin e ekzaminimeve dhe trajtimit të kolesterolit njerzit duhet të hanë më pak kripë dhe të eliminojnë yndyrnat, si dhe duhanin. Ata besojnë se këto hapa mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit në rang botëror.

XS
SM
MD
LG