Lidhje

Shumica rrëzon dekretin për ILDKP


Në Shqipëri, përfaqësuesit e shumicës rrëzuan sot dekretin me anë të së cilit Presidenti Bujar Nishani ktheu pas, të premten e kaluar ndryshimet në ligjin për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive
Ndryshimet e propozuara nga shumica parashikojnë ndër të tjera që e drejta e propozimit të drejtuesit të Inspektoriatit të mos jetë më kompetencë e Kreut të shtetit por e vetë parlamentit. Pikërisht këtë aspekt të ndryshimeve Presidenti Bujar Nishani e kundërshtoi si një shkelje të kompetencave të tij por edhe si një rrezik për minimizimin e pavarësisë së këtij institucioni.
Por sipas përfaqësuesve të shumicës, kompetencat e kreut të shtetit përcaktohen nga kushtetuta dhe ky nuk është rasti i Inspektoriatit të Deklarimit dhe Kontrollit të pasurive.
Nga ana e tyre përfaqësuesit e opozitës të cilët qëndruan vetëm në hapje të mbledhjes së komisionit këmbëngulën në akuzat e tyre se shumica po synon kapjen e të gjithë institucioneve të pavarura. Deputetët e majtë votuan kundër dekretit, i cili pritet të kalojë në parlament të enjten e ardhshme.
Vetë presidenti Nishani i pyetur për këtë vendim të sotëm të shumicës tha se “qëndrimi i parlamentit është sovran dhe cdo konflikt zgjidhet nga institucionet e parashikuara nga kushtetuta”. Zoti Nishani ka ankimuar ndërkohë në Gjykatën Kushtetuese, emërimin nga ana e parlamentit, shkurtin e kaluar, të drejtuesit të ri të Inspektoriatit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG