Lidhje

Shvarceneger viziton Ekspozitën Botërore të Shanghait

  • Zëri Amerikës

Guvernatori i Kalifornisë, Arnold Shwarcenegger vizitoi Ekspozitën Botërore të Shangait dhe bëri të njohur planin që Silicon Valley e Kalifornisë do të konkurojë në garën për World Expon e vitit 2020. Zakonisht, këto ekspozita, mbahen një here në 5 vjet dhe ndiqen nga rreth 70 milionë vizitorë.

Shvarcengger tha se "Shangai ka treguar se ne nje vend ku mbahet World Expo, atje shkon mbare bota dhe une dua qe bota te vije ne Kaliforni". Në Kaliforni është përqënduruar veç industrisë së argëtimit, , edhe kompani të rëndësishme të teknologjisë së lartë dhe të mjedisit. Shvarceneger tha se kjo është arsyeja që Silicon Valley e Kalifornisë është vendi më i natyrshëm për tëhapur ekspozitën.World Expo është për ekonomike, shkencore dhe industraile, njëlloj si Lojërat Olimpike jane ne boten e sportit. Vendi ku mendohet të mbahet World Expo është pranë Gjirit të San Fransicskos. Expo e fundit që është mbajtur në SHBA ishte në vitin 1984, në New Orlins.

XS
SM
MD
LG