Lidhje

Dita botërore e Sidës


Sot është dita ndërkombëtare kundër Sidës që mbahet çdo 1 dhjetor që nga viti 1988. Aktivistët thonë se kjo Ditë Botërore është e rëndësishme sepse u kujton publikut dhe qeverive se Sida nuk është zhdukur.

Aung San Suu Kyi hapi sot fushatën kundër diskriminit të agjencisë së OKB-së kundër Sidës në Australi.

“Ne kemi qenë të diskriminuar për besimet tona politike. Diskriminimi i çdo lloji, racor, fetar, për shkak të paaftësive fizike, nuk është i pranueshëm në një shoqëri civile”.

Në Nigeri, futbollistë, figura të tjera të njohura si edhe aktivistë kundër Sidës dhe HIV-it u bashkuan dje për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjen. Por aktivistët thonë se është e vështirë që ta përhapësh mesazhin.

“Disa vetë as nuk e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe kanë gjasa të infektohen dhe se çfarë duhet të shmangin për të mos u infektuar. Dhe ky është bërë një problem serioz dhe vëmendja po zhvendoset nga HIV-i tek çështje të tjera dhe kjo gjithashtu është shqetësuese”.

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se rreth 35 milionë vetë janë të prekur nga HIV-i dhe Sida në gjithë botën.

Dita Ndërkombëtare kundër Sidës është një mundësi për njerëzit në gjithë botën të bashkohen në luftën kundër saj.

Aktivistët thonë se ka një nevojë jetike për të mbledhur fonde për të gjetur një kurë dhe për të përmirësuar ndërgjegjësimin për parandalimin e sëmundjes.
XS
SM
MD
LG