Lidhje

Raporti i OKBsë për SIDAn në vitin 2012


Sipas një raporti të ri, infeksionet e reja nga virusi HIV kanë ranë ndjeshëm gjatë dekadës së fundit. Raporti i Kombeve të Bashkuara për SIDA-n, USAIDS, arrin në përfundimin se rreth 2,3 milionë të rritur dhe fëmijë u infektuan me virusin HIV në vitin 2012, një shifër 33 për qind më e ulët se sa në vitin 2011. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lisa Schlein, njofton për Zërin e Amerikës, për këtë raport që u publikua në Gjenevë.

Sipas raportit, rezultatet më të mira në luftën kundër virusit HIV, që shkakton SIDA-n, u arritën mes fëmijëve. Infeksioni nga HIV-i mes kësah grupmoshe ka rënë 52 për qind që nga viti 2001.

Mahesh Mahalingam, drejtori i zyrës së Zv/Drejtorit Ekzekutiv të UNAIDS, i tha Zërit të Amerikës se përparimi është bërë në saje të trajtimit mjekësor të më shumë grave shtatzëna të infektuara nga HIV-i, të cilat kanë marrë ilaçe, që parandalojnë transmetimin e sëmundjes nga nëna tek fëmijë.

“Rreth 62 përqind e grave shtatzëna, të infektuara nga HIV-i, kanë marrë ilaçe anti ritrovirale. Si rezultat, numri i fëmijëve të infektuar nga HIV-i ka rënë në nivele të ulta rekord, rreth një milion vetëm gjatë 10 vjetëve të fundit. Tani rreth vetëm 260 mijë fëmijë janë infektuar nga virusi HIV. Ne shpresojmë që deri në vitin 2015 ta ulim këtë shifër në praktikisht zero”.

Raporti vë në dukjke se 9.7 milionë njerëz në vendet me të ardhura të mesme dhe ulta, qenë në gjendje të siguronin terapi anti-ritrovirale deri në fund të vitit 2012. Kjo është një rritje prej rreth 20 përqind në vetëm një vit. Autorët e raportit thonë se kjo rënie e shpejtë i bën optimistë që Qëllimi i Zhvillimit për Mijëvjeçarin për trajtimin mjekësor të 15 milionë njerëzve deri nëv vitin 2015 do të arrihet.

Sipas raportit, në vitin 2012, 35.5 milionë njerëz nëpër botë jetonin të prekur nga virusi HIV dhe 1.6 milionë vdiqën nga sëmundje të lidhura me SIDA-n. Në raport thuhet se Afrika nën-Sahariane mbetet rajoni më i infektuar në botë.

Në raport thuhet se shumica e infektimeve të reja me virusin HIV kanë ndodhur pikërisht në këtë rajon dhe kontinenti i Afrikës ka rreth 75 përqind të gjithë njerëzve që jetojnë me HIV nëpër botë. Në të njejtën kohë, Dr. Mahalingam thotë se qeveritë, së bashku me drejtuesit e komuniteteve po shënojnë sukses në uljen e nivelit të epidemive në disa vende.

“Përparimi më i madh është bërë në vendet që kanë numrin më të madh të njerëzve që jetojnë me HIV në botë dhe kjo në Afrikën e Jugut, ku një numër rekord njerëzish janë trajtuar me ilaçe anti-retrovirale dhe rreth 50 për qind rënie ka ndodhur pikërisht në këtë vend”.

Sipas studmit, infeksioni me HIV është ngritur në Evropën Lindore dhe në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Ukraina po bën përparim në luftën kundër sëmundjes. Por gjetkë në Evropën Lindore, përdoruesit e narkotikëve me injeksion kanë ndikuar në përhapjen e epidemisë.

Në raport thuhet se infeksionet e reja me HIV në vendet perëndimore janë vërejtur më shumë tek meshkujt homoseksualë. Në të thuhet se në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë, njerëzit e shikojnë SIDA-n si një sëmundje kronike, që mund të trajtohet me ilaçe. Si rrjedhim, raporti vë në dukje se më shumë njerëz po e pranojnë këtë fakt dhe nuk marrin më ilaçe parandaluese.

UNAIDS thotë se ligjet ndëshkuese dhe kriminalizimi i sjelljes seksuale, si dhe stigma dhe diskriminimi i pengojnë njerëzit të kërkojnë hapur trajtim. Raporti thekson se këto janë shkaqet për fshehjen e sëmundjes dhe acarimin e epidemisë.
XS
SM
MD
LG