Lidhje

Siguria e votimit elektronik në SHBA


Departamenti i Sigurisë Kombëtare u ofroi ndihmë të hënën zyrtarëve elektoralë të shteteve për të mbrojtur qendrat e votimit nga sulme të mundshme kibernetike.

Shumica e votuesve në Shtetet e Bashkuara votojnë përmes sistemeve elektronikë, që ndryshojnë sipas shteteve. Në gjithë vendin ka mbi 9 mijë qendra votimi, që administrohen nga zyrtarët vendorë dhe jo nga qeveria federale. Departamenti i Sigurisë Kombëtare u ka sugjeruar zyrtarëve lokalë që aparaturat e votimit të mos jenë të lidhura me internetin gjatë orëve të votimit.

Autoritetet po ashtu njoftuan plane të reja bashkëpunimi midis qeverisë dhe sektorit privat për të përmirësuar sigurinë e votimit dhe për të shtuar ndërgjegjësimin për rreziqet e mundshme që paraqet infrastrukturë elektronike.

XS
SM
MD
LG