Lidhje

Silicon Valley dhe donacionet për fushatën presidenciale


Gjatë periudhës zgjedhore, kandidatët përpiqen të sigurojnë fonde në mbarë vendin për fushatën e tyre. Si Donald Trump, edhe Hillary Clinton, janë duke siguruar më pak fonde nga sektori i tekonologjisë, se sa Presidenti Barack Obama katër vjet më parë. Silicon Valley shtrihet midis San Francisco-s dhe San Jose-së; ajo është një zonë e njohur për teknologjinë dhe zbulimet në këtë fushë. Banorë të kësaj zone shpjegojnë përse të dy kandidatët këtë herë nuk po sigurojnë po aq shumë fonde sa edhe Presidenti Obama.

Kur është fjala për politikën, shumë njerëz në Silicon Valley kanë mendime të ngjashme:

“Këtë herë Silicon Valley duket se ka dyshime për të dy kandidatët."- thotë themeluesi i i kompanisë "IFONLY".

“Asnjëri prej tyre nuk më bën për vete,"- thotë biznesmeni Draper.

Kjo mund të jetë arsyeja përse të dy kandidatët këtë herë nuk kanë siguruar po aq shumë fonde nga sektori i teknolgjisë, sa Barack Obama dhe Mitt Romney në garën e katër viteve më parë.

“Si sot katër vjet më parë, Obama kishte siguruar 10 milionë dollarë fonde dhe Mitt Romney, 3 milionë."

Gisel Kordestani e kompanisë Crowdpac thotë se Clinton ka siguruar deri tani 6 milionë dollarë dhe Trump ka siguruar vetëm 225 mijë nga sektori i teknologjisë.

“Arsyeja përse Trump nuk ka mundur të sigurojë fonde sikurse Clinton, është se ai nuk ka kërkuar. Kjo është shumë e thjeshtë, ishte strategjia e tij. Ai zhvilloi një fushtë të ndryshme në zgjedhjet paraprake. Trump siguroi miliarda dollarë përmes reklamave në media nga aktivitetet e tij. Atij nuk ju desh të paguante. Edhe në këtë fazë të zgjedhjeve po ndodh e njëjta gjë."- thotë anëtarja e Komitetit të Grave të Kuvendit Kombëtar Republikan.

Gisel Kordestani e kompanisë "Crowdpac", thotë se shumë profesionistë të teknologjisë në Silicon Valley mbështetën kandidatë të tjerë në fazat e para të fushatës presidenciale:

“Pati disa donatorë të rëndësishëm, të cilët dhanë para për kandidatët Marco Rubio, Carly Fiorina dhe Jeb Bush, por jo për Trumpin. Besoj që ai nuk është dhe aq i pëlqyeshëm për atë pjesë të komunitetit të biznesit në teknologji, që janë konservatorë të moderuar."

Trevor Traina, thmelues i kompanisë IfOnly, një treg ku njerëzit blejnë experiencën, zhvilloi një aktivitet për dhurim fondesh për kandidatin Jeb Bush:

“Mendoj se avantazhi i parë i dhënies së fondeve për këta njerëz është t'u marrësh atyre disa minuta, për t'i tërhequr vëmendjen për tema për të cilat mendon se janë të rëndësishme. Arsyeja tjetër përse njerëzit dhurojnë, është se ata duan të shohin një rezultat. Ata shpresojnë që dikush fiton dhe dikush tjetër jo."

Trevor Traina ende nuk ka vendosur për kë do të votojë. Ai dhe të tjerë në sektorin e teknologjisë në Silicon Valley thonë se kandidatët dhe presidenti i ardhshëm duhet t'i kushtojnë vëmendje Silicon Valley-it.

“Kompanitë e mëdha janë tani vërtet shumë të mëdha: Apple, Microsoft, Facebook. Ato janë disa nga korporatat më të mëdha të botës. Kjo është e veçanta e Silicon Valley-it," - thotë Trevor.

Disa analistë thonë se me afrimin e zgjedhjeve, njerëzit do të fillojnë të vendosin se për cilin kandidat do të votojnë dhe ndoshta edhe të kontribuojnë tek fushatat e tyre, me shpresën për të transformuar qeverisjen."

XS
SM
MD
LG