Lidhje

Një maje argjendi për qendrën ndërkombëtare në Nju Jork


Instalimi i një maje prej argjendi në majë të qendrës ndërkombëtare në Nju Jork ka përfunduar, një rilindje simbolike kjo për qytetin më të madh të Amerikës pasi terroristët shkatërruan kullat binjake në të njëjtin vend në vitin 2001.

Me përfundimin e punimeve sot, ndërtesa e re arrin një lartësi prej 1776 këmbësh (541 metra), një shifër e cila përfaqëson vitin kur Shtetet e Bashkuara shpallën pavarësinë nga Anglia.

Maja e lartë prej 124 metrash peshon 758 ton dhe u instalua gjatë disa muajve. Në të është një antenë transmetuese për një strukturë të planifikuar për ndërtimin.

Qendra e re tregtare , e cila do të nisë punën vitin e ardhshëm, është një nga disa ndërtesat e mëdha që do të ndërtohen në vendin ku terroristët e al-Kaidës përplasën një avion në ndërtesat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë më 11 shtator 2001, çka shkaktoi vdekjen e rreth 3,000 njerëz.
XS
SM
MD
LG