Lidhje

Egjipt, përleshje mes ushtrisë dhe militantëve


Autoritetet egjiptiane thonë se trupat qeveritare, të mbështetura nga tanket, dje hynë nëpër fshatrat në veri të gadishullit Sinai, duke konfiskuar armë në ditën e tretë të një operacioni që për objektiv ka militantët islamikë.
Sipas autoriteve ushtarake, të shtunën ushtria filloi operacionin më të madh në vite kundër terroristëve në Sinai. Zyrtarët më vonë thanë se deri më tani rreth 20 militantë janë vrarë në operacionin afër Rripit të Gazës.
Shtimi aktiviteteve militante kohët e fundit në Sinai, korrespondon me vakumin e sigurisë të shkaktuar pas largimit nga pushteti të ish-presidentit Hosni Mubarak në vitin 2011.
Zyrtarët e qeverisë së përkohshme thonë se sulmet e militantëve, përfshirë përpjekjen e dështuar të javës së kaluar për vrasjen e ministrit të brendshëm të Egjiptit, janë shtuar më shumë pasi ushtria rrëzoi presidentin islamik Mohamed Morsi, në korrik.
XS
SM
MD
LG