Lidhje

Sinjale të reja për përkeqësimin e ekonomisë evropiane


Vlera e Euros ra sot në nivelin më të ulët në 2 vjet kundrejt dollarit amerikan

Ka sinjale të reja për përkeqësimin e ekonomisë evropiane. Vlera e Euros ra sot në nivelin më të ulët në 2 vjet kundrejt dollarit amerikan.

Ndërkaq, ritmet e papunësisë në Greqi kanë kapërcyer 22 për qind, duke shënuar një rritje prej 6 për qind me nivelin e vjetshëm. Në Francë prodhuesi i automjeteve Peuget ka njoftuar se do të shkurtojë 8 mijë vende pune pas mbylljes së një prej linjave të montimit.

Problemet ekonomike në Evropë dhe rritja e dobët e ekonomisë amerikane duket se kanë ndikuar negativisht edhe tek Azia.

Banka Aziatike për Zhvillim nxori sot një raport ku thekson se kërkesa e dobët për produkte eksporti nga Azia ka sjellë ngadalësim të rritjes së ekonomive të Kinës dhe Indisë. Si rezultat, Banka i ka ulur parashikimet për rritje ekonomike në Azi gjatë viteve 2012 dhe 2013.

XS
SM
MD
LG