Lidhje

Siria lejon përdorimin e faqeve elektronike për herë të parë mbas 3 vjetësh

  • Zëri Amerikës

Siria lejon përdorimin e faqeve elektronike për herë të parë mbas 3 vjetësh

Siria lejon përdorimin e faqeve elektronike për herë të parë mbas 3 vjetësh

Përdoruesit e internetit në Siri thonë se ata mund të lidhen direkt në faqet elektronike si Facebook dhe YouTube për herë të parë në tre vjet. Më parë, përdoruesit duhet të përdornin lidhje alternative për të patur qasje në këto faqe interneti.

Qeveria siriane nuk ka komentuar mbi keto zhvillime por aktivistët pro teknologjisë dhe sipërmarrësit në atë vend thanë se një kërkesë për të lejuar qasje në faqe elektronike kishte mbërritur tek kompanitë që ofrojnë sherbimet.

Një këshilltar pranë Sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton tha përmes Twitter sot se Washingtoni e mirëpret “lëvizjen pozitive” të Sirisë për t’i dhënë popullit lidhje direkte për Facebook dhe Youtube. Këshilltari i Departamentit të Shtetit Alec Ross tha se kjo lloj lirie e re mund të vejë përdoruesit në rrezik duke patur parasysh mungesat e lirive të tjera të të shprehurit dhe të grumbullimit.

Ky zhvillim në Siri vjen pas kryengritjeve popullore kundër qeverive në Tunizi dhe Egjipt. Grupet opozitare në Siri përdorën faqet elektronike për të bërë thirrje për demostrata të premten dhe të shtunën e kaluar, por forcat siriane të sigurisë u dislokuan jashtë parlamentit dhe protestat nuk u zhvilluan.

XS
SM
MD
LG