Lidhje

Siri: 31 civilë dhe ushtarë të vrarë në përleshjet e së djelës

  • Zëri Amerikës

Siri: 31 civilë dhe ushtarë të vrarë në përleshjet e së djelës

Siri: 31 civilë dhe ushtarë të vrarë në përleshjet e së djelës

Të paktën 31 civilë dhe ushtarë sirianë u vranë në përleshjet e djeshme ndërsa zgjedhësit hidhnin votat për një kushtetutë të re, e cila është quajtur farsë nga opozita dhe qeveritë perëndimore.

Sipas dokumentit, do të krijohej një sistem i ri shumëpartiak në Siri, e cila është qeverisur vetëm nga partia Baath që nga viti 1963, por që lë kompetenca të shumta në duart e Presidentit Bashar al-Assad.

Opozita e bojkotoi votimin e djeshëm. Ajo tha se e vetmja zgjidhje e pranueshme për Sirinë është largimi nga pushteti i zotit Asad. Shtypja brutale e ushtruar prej tij ndaj kryengritjes një vjeçare ka lënë të vrarë mijëra civilë. Siria i quan kryengritësit terroristë të mbështetur nga të huajt.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tha dje se trupat siriane që ende mbështesin zotin Asad nuk kanë respekt për veten. Ajo tha se ata që nuk përfillin dhunën janë heronj.

Zonja Klinton paralajmëroi gjithashtu qeveritë e huaja kundër armatimit të kryengritësve sirianë. Ajo tha se grupet teroriste al-Kaida dhe Hamas janë duke mbështetur kryengritësit. Sekretarja amerikane e Shtetit tha se ndryshe nga Libia, ku ajo e dinte se kush qendronte pas përpjekjeve për të përmbysur Moamer Gadafin, në Siri nuk dihet se kush po i udhëheq luftëtarët sirianë. Ajo tha se askush nuk e di se ku mund të përfundojnë armët.

XS
SM
MD
LG