Lidhje

Siri: 200 të ndaluar në qytetin bregdetar Banias

  • Zëri Amerikës

Siri: 200 të ndaluar në qytetin bregdetar Banias

Siri: 200 të ndaluar në qytetin bregdetar Banias

Grupet siriane të të drejtave të njeriut thonë se forcat e sigurimit ndaluan sot në Banias më shumë se 200 njerëz, një ditë pasi tupat vranë 6 vetë në këtë qytet të rrethuar bregdetar.

Dëshmitarët thonë se të paktën 25 tanke po patrullojnë qytetin me rreth 50 mijë banorë, për të shtypur protestat anti-qeveritare.

Veprimtarët e të drejtave të njeriut thonë se trupat siriane vranë dje 6 vetë në Banias, përfshirë katër gra që merrnin pjesë në protestë.

Aktivistët thonë se autoritetet prenë energjinë elektrike dhe komunikimin në qytet, para se trupat të hynin atje nga tri drejtime. Qyteti është bërë qendër e protestave kundër Presidentit Bashar al-Asad, i cili ndërmori në goditje ushtarake kundër demonstruesve të opozitës.

XS
SM
MD
LG