Lidhje

Siri, 30 të vrarë në qytetin qendror Homs


Siri, 30 të vrarë në qytetin qendror Homs
Siri, 30 të vrarë në qytetin qendror Homs

Aktivistët sirianë për të drejtat e njeriut thonë se dhuna sektare mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të Presidentit Bashar al-Asad ka lënë të vrarë 30 vetë në qytetin qendror Homs.

Aktivistët thonë se luftimet filluan të shtunën në mbrëmje, kur trupat e tre përkrahësve të qeverisë iu kthyen familjeve në Homs.

Tre besnikët e zotit Asad i përkisnin sektit Alavite të presidentit dhe ishin rrëmbyer disa ditë më parë.

Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe banorët thonë se besnikët e qeverisë iu përgjigjën vrasjeve me sulme hakmarrëse në rajonin suni të qytetit Homs, duke djegur e vandalizuar dyqanet e banorëve.

Njoftimet nuk mund të konfirmoheshin nga burime të pavarura, pasi Siria nuk lejon gazetarë të huaj të raportojnë e lëvizin lirisht në vend.

XS
SM
MD
LG