Lidhje

Siri: 5 të vrarë nga një numër shpërthimesh në qytete të ndryshme


Një numër shpërthimesh tronditën Sirinë sot, duke lënë të paktën 5 të vdekur, ndërkohë që vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara vazhdojnë përpjekjet për të mbikqyrur armëpushimin mes forcave qeveritare dhe opozitës.

Shoqata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se pesë vetë mbetën të vrarë në Alepo, pas një shpërthimi që hodhi në erë një lavazh makinash.

Aktivistët thonë se dy shpërthime u regjistruan në Damask, përfshirë shpërthimin e një bombe të vendosur nën një makinë ushtarake.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Qeveria fajëson elementët terroristë për dhunën.

XS
SM
MD
LG