Lidhje

Bombadime në Alepo


Bombardime të rënda kanë tronditur lagjet e qytetit Alepo, ndërsa forcat siriane të sigurisë kanë shtuar përpjekjet për të larguar rebelët nga pozicionet e tyre.

Aktivistët thonë se forcat e presidentit Bashar al Assad dhe rebelët kanë zhvilluar një betejë të ashpër sot për të marrë kontrollin e pjesës jugore të qytetit Alepo, i cili është qyteti më i madh në Siri.

Organizata për të drejta e njeriut Vëzhguesi Sirian me bazë në Londër, thotë se të paktën 12 njerëz janë vrarë. Alepo është qendra tregtare e Sirisë dhe shtrihet pranë kufirit me Turqinë ku rebelët kanë prapavijën e tyre.
XS
SM
MD
LG