Lidhje

Qeveria siriane përdor armatime të rënda


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhei Karni tha se përdorimi i helikopterëve dhe tankeve në Aleppo tregon gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet Presidenti Asad

Aktivistët e opozitës siriane thanë se forcat e sigurisë po përdorin helikopterë dhe automatikë në rrethinat e Damaskut dhe Aleppo në përpjekje për të zbrapsur rebelët.

Opozita tha se ushtria siriane ka vendosur mijëra trupa në Aleppo dhe se po zhvillohen luftimeve në zonë.

Zëdhënësi i Shtëpisë të Bardhë, Xhei Karni, tha se përdorimi i helikopterëve dhe tankeve në Aleppo tregon gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet Presidenti Bashar al-Asad.

Zoti Karni tha se Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se edhe dy diplomatë të tjerë sirianë, ambasadorët e këtij vendi në Qipro dhe në Emiratet e Bashkuara arabe kanë braktisur regjimin. Ai tha se këto zhvillime tregojnë se ditët e zotit Asad në pushtet janë të numëruara.

Turqia nga ana e saj ka mbyllur pikat kryesore kufitare të kalimit për trafikun komercial nga Sira, por tha se rrugët janë të hapura për refugjatët.
XS
SM
MD
LG