Lidhje

Humbet jetën gazetarja japoneze në Siri


Një gazetare japoneze e cila ndiqte zhvillimet në Siri me grupet rebele ka vdekur mbasi u përfshi në një shkëmbim zjarri, ndërsa dy gazetarë të stacionit televiziv Alhurra, të cilët mund të kenë qenë me të, ende mungojnë.

Ministri i jashtëm japonez tha se Mika Yamamotio u godit dje ndërsa udhëtonte me forcat e ushtrisë Siria e Lirë në qytetin verior të Alepos. Ndërkaq qeveria amerikane e cila financon televizionin Alhurra thotë se dy prej gazetarëve të saj që njoftonin nga Alepo mund të jenë kapur dje nga forcat qeveritare.

Me anë të një deklarate, Bordi i Guvernatorëve të Transmetimeve për jashtë, ose BBG, ka në varësi Alhurrën dhe Zërin e Amerikës, i bëri thirrje qeverisë së Sirisë që të garantoj sigurinë e dy gazetarëve, korrespondentit Bashar Fahmi dhe kameramanit Cuneyt Unal.
XS
SM
MD
LG