Lidhje

Anan në Siri


I dërguari i paqes synon të rikthejë në fuqi armëpushimin për të cilin pranon se nuk është zbatuar

I dërguari i paqes për Sirinë, Kofi Anan, ndodhet në Siri, me synimin për të rikthyer në fuqi planin e paqes, për të cilin ai pranon se nuk është zbatuar.

Ndërkohë, aktivistët e të drejtave të njeriut njoftuan për një sulm në qytetin qendror të Hamas, ku u vranë të paktën 34 persona.

Me të mbërritur sot në Damask, zoti Anan i bëri thirrje që personat e armatosur t’i dorëzojnë armët dhe ta ndihmojë Sirinë të zgjidhë konfliktin 15-mujor me mjete paqësore

Zoti Anan tha se ishte tmerruar dhe shokuar nga për masakra mizore e së premtes së kaluar në Hula, ku u vranë të paktën 108 njerëz, mes tyre shumë fëmijë.

Zyrtarët sirianë thanë se zoti Anan sot do të takohet sonte me Ministrin e Jashtëm Valid Muallem dhe nesër, me presidentin Bashar Al Assad.
XS
SM
MD
LG