Lidhje

Siri: Armëpushim nga e premtja në mëngjes deri të hënën


Në një njoftim të lexuar në televionin shtetëror, ushtria siriane thotë se do të veprojë nëse “grupe terroriste përpiqen të riforcojnë pozicionet e tyre”

Ushtria siriane tha se do të ndërpresë operacionet ushtarake për të shënuar festën muslimane të Kurban Bajramit, duke shpallur një armëpushim të premten në mëngjes deri të hënën duke shtuar se rezervon të drejtën të përgjigjet ndaj sulmeve të rebelëve.

Në një njoftim të lexuar në televionin shtetëror, ushtria siriane thotë se do të veprijë në se “grupe terroriste përpiqen të riforcojnë pozicionet e tyre duke u armatosur apo duke marrë mbështetje”. Ajo paralajmëron gjtiashtu kundër ndihmës nga vendet fqinje përmes futjes së paligjshme të luftëtarëve përmes kufirit gjatë kësaj periudhe.

Një komandant i ushtrisë për lirinë siriane tha se luftëtarët e tij do të zbatojnë armëpushimin, por do të përgjigjen ndaj çdo sulmi. Të dyja palët kanë shkelur armëpushime të mëparshme . megjithatë një grup aktiv islamik në Siri, Ansar al-Islam njoftohet të ketë thënë se luftëtarët e tij do ta zbatojnë armëpushimin.

Më parë, forcat anti-qeveritare morrën kontrollin e disa lagjeve në qytetin verior të Aleppos.
XS
SM
MD
LG