Lidhje

Siri: Autoritetet arrestojnë 500 persona dhe vrasin 10 të tjerë


Siri: Autoritetet arrestojnë 500 persona dhe vrasin 10 të tjerë
Siri: Autoritetet arrestojnë 500 persona dhe vrasin 10 të tjerë

Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri thotë se forcat e sigurisë kanë arrestuar të paktën 500 njerëz e kanë vrarë 10 të tjerë, ndërsa dëshmitarët në qytetin e Dara-s thonë se forcat ushtarake të mbështetura nga makinat e ushtrisë kanë përshkuar rrugët e qytetit në përpjekje për të shtypur protestat kundër presidentit Bashar al Assad.

Banorët në Dara thanë se forcat siriane të sigurisë janë duke arrestuar të gjithë meshkujt në moshën 15 vjeçare e sipër në qytetin që ka më se 6 javë që është bërë qendër e protestave.

Dëshmitarët thonë se një përforcim i ri ushtarak ka shkuar në qytet të dielën, duke iu bashkangjitur mijëra trupave që janë atje.

XS
SM
MD
LG