Lidhje

Mohohen njoftimet për sulm ndaj al-Asadit


Brigata kryengritëse Tahrir al-Sham tha se kishte hapur zjarr me predha artilerie në drejtim të autokolonës dhe se disa predha kishin goditur në objektiv

Zyrtarët sirianë mohuan njoftimet se autokolona e presidentit Bashar al-Asad u sulmua kur ai po shkonte në një xhami të Damaskut.

Brigata kryengritëse Tahrir al-Sham tha se kishte hapur zjarr me predha artilerie në drejtim të autokolonës, dhe se disa predha kishin goditur në objektiv.

Ministri sirian i Informacionit Omran al-Zoubi i quajti njoftimet krejtësisht të pavërteta.

Televizioni shtetëror transmetoi pamje të zotit Assad duke u falur për Bajramin në një xhami të kryeqytetit.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani tha se disa mortaja goditën lagjen Malki në qendër të Damaskut, por nuk konfirmoi ndonjë sulm ndaj autokolonës së zotit Assad.

Konfirmimi i pavarur i ngjarjeve në Siri është i vështirë për shkak të kufizimeve që u janë vënë mediave ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG