Lidhje

Vazhdojnë bisedimet siriane të paqes


I dërguari ndërkombëtar Lakhdar Brahimi dhe zyrtarë nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po përqëndrohen sot te mënyrat se si t'u japin shtytje bisedimeve siriane të paqes, ndërsa në Aleppo të Sirisë njoftohet për dhjetra të vdekur.
I dërguari Lakhdar Brahimi solli qeverinë siriane dhe opozitën së bashku për negociata këtë javë, por procesi deri tani ka shënuar pak përparim.
Bisedimet e tij të sotme me zëvendës ministrin e jashtëm rus Gennady Gatilov dhe nënsekretaren amerikane të Shtetit Wendy Sherman janë të fundit në serinë e bisedimeve mes dy vendeve që kryesojnë bisedimet e paqes.
Vëzhguesit sirianë për të Drejta e Njeriut thanë sot se sulmet ajrore qeveritare vranë të paktën 51 persona dje në Aleppo.
Ndërkohë, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Rusia po paraqet dy projekt-rezoluta për Sirinë në Këshillin e Sigurimit.
XS
SM
MD
LG