Lidhje

Siri: bojkotohen zgjedhjet parlamentare

  • Zëri Amerikës

Aktivistët sirianë thanë se njerëzit në qytetet dhe fshatrat e rebeluara në mbarë vendin po bojkotojnë zgjedhjet parlamentare që grupet e opozitës i cilësuan si një mashtrim.

Aktivistët thanë se rrugët ishin të zbrazëta dhe dyqanet e mbyllura në qytetin e Hamas dhe qëndra të tjera të opozitës, ndërsa banorët janë në grevë të përgjithshme për të protestuar zgjedhjet e sotme.

Zgjedhjet janë përpjekja e fundit e qeverisë së presidentit sirian Bashar al-Asad për të treguar se po zhvillohet një proces demokratik në vendin e sunduar nga familja e tij që nga viti 1970.

Por, grupe të njohur të opozitës brenda dhe jashtë vendit i kanë quajtur zgjedhjet një farsë, duke thënë se nuk mund të ketë asnjë kredibilitet, ndërsa forcat e zotit Asad vazhdojnë goditjen vdekjeprurëse të kryengritjes 14-mujore të opozitës.

XS
SM
MD
LG